explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër vonimit të namazit të ikindisë qëllimisht përtej kohës së caktuar dhe se kushdo që e bën këtë, puna e tij do të jetë e pavlefshme, e shkatërruar dhe e kotë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për faljen e namazit të ikindisë në fillim të kohës së tij dhe nxitimi për ta bërë këtë.
  • Kërcënimi i rëndë për atë që e lë namazin e ikindisë. Mosfalja e ikindisë në kohën e saj të caktuar është më e rëndë sesa e namazeve të tjera, sepse ai është namazi i mesëm, që ka urdhëruar Allahu në mënyrë të veçantë në fjalën e Tij: "Kushtojuni kujdes namazeve, veçanërisht namazit të mesëm..." (El Bekare, 238)