Kur Profeti ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte këndimin e Fatihasë; ai e fillonte namazin e tij me disa lutje. Prej lutjeve që transmetohen është dhe kjo: "Allahume baid bejni ue bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki uel magribi. Allahume nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denesi. Allahume igsilni min hatajaje bith-thelxhi uelmai uel beradi!" I lutej Allahut të Lartmadhëruar ta largojë nga mëkatet që të mos bjerë në to, aq larg sa të mos takohet fare me to, ashtu siç nuk ka kurrë takim mes lindjes dhe perëndimit. E, nëse ndodh që të bjerë në to, ta pastrojë dhe t'ia heqë ato ashtu siç hiqet papastërtia nga rrobja e bardhë, si dhe ta pastrojë nga mëkatet dhe ta freskojë prej zjarrit dhe nxehtësisë së tyre me këta pastrues të freskët: ujë, borë dhe breshër.