Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se kur iu shpall Profetit ﷺ sureja: "Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)", e interpretoi (zbatoi) Kuranin dhe nxitoi për ta jetësuar urdhrin e Allahut të Lartësuar në fjalën e Tij: "...atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai..." Për këtë arsye, ai shpesh thoshte në ruku dhe në sexhde gjatë namazit: "subhaneke" - "i Lartmadhëruar qofsh!", pra, i pastër nga çdo mangësi, gjë që nuk të takon Ty. " Allahumme Rabbena, ve bihamdike" - "o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë!" Një lavdërim që të takon me të drejtë për përsosmërinë e qenies Tënde, cilësive dhe veprave Tua. "Allahumme gfir li" - "O Allah, më fal mua!” dhe fshije e anashkaloje mëkatin tim.