Profeti ﷺ pas çdo namazi obligativ, thoshte*: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed." Kjo nënkupton se unë e miratoj dhe e pranoj fjalën e teuhidit (monoteizmit): La ilahe il-lallah. Adhurimin e vërtetë e pohoj për Allahun dhe e mohoj atë nga çdo gjë tjetër, kështu që nuk ka të denjë për t'u adhuruar pos Allahut. Gjithashtu e miratoj se pushteti i vërtetë e i plotë i takon Allahut dhe gjithë lavdërimi i banorëve të qiejve dhe të Tokës i takon Allahut të Lartësuar, sepse Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë. Atë që Allahu e ka caktuar për t'ia dhënë dikujt ose për të mos ia dhënë dikujt tjetër, askush nuk mund ta kthejë dhe tek Ai nuk bën dobi pasuria e të pasurit, por bën dobi vepra e tij e mirë.