explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron gjendjen e hipokritit, i cili i shëmbëllen deles së hamendur, e cila nuk di cilën nga dy kopetë ta ndjekë: herë shkon te njëra kope, herë te kopeja tjetër. Ata janë të hutuar mes besimit dhe mosbesimit; ata nuk janë me besimtarët, nga ana e jashtme dhe e brendshme, as me jobesimtarët, nga ana e jashtme dhe e brendshme, por pamja e jashtme e tyre është me besimtarët, e brendësia e tyre është në dyshim dhe hezitim; herë anojnë nga besimtarët, e herë nga jobesimtarët.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Një nga udhëzimet e Profetit ﷺ është sjellja e shembujve për afrimin e kuptimeve.
  • Sqarimi i gjendjes së hipokritëve, meqë ata janë në mëdyshje dhe paqëndrueshmëri.
  • Paralajmërim ndaj gjendjes së hipokritëve dhe inkurajim për sinqeritet dhe vendosmëri në besim, si nga ana jashtme, ashtu edhe nga ana e brendshme.