Mikdad ibn Esvedi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ: Nëse unë takoj një njeri nga jobesimtarët në betejë dhe përballemi me shpatat tona, derisa jobesimtari të më godasë me shpatë dhe të më presë njërën dorë. Pastaj ky jobesimtar ikën prej meje dhe strehohet pas një peme, e më pas thotë: "La ilahe il-lallah", a më lejohet ta vras atë pasi ma ka prerë dorën?" Profeti ﷺ i tha: "Mos e vrit!" Ai i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ai ma preu njërën dorë, e megjithëkëtë të mos e vras?!" Profeti ﷺ tha: "Mos e vrit, sepse ai tani e ka gjakun haram (është i mbrojtur nga vrasja). Nëse ti e vret pasi ai ka pranuar Islamin, atëherë ai është në pozitën tënde, i mbrojtur nga vrasja për shkak të Islamit të tij, ndërsa ti do të ishe në pozitën e tij, ku gjaku yt do të jetë i lejuar për hakmarrje (kisas)."