Profeti ﷺ në këtë hadith solli shembull për ata që i respektojnë kufijtë e Allahut, që i përmbahen urdhrit të Tij, që urdhërojnë të mirën, që ndalojnë të keqen, dhe shembull për ata që i shkelin kufijtë e Allahut, që braktisin të mirën, e që e veprojnë të keqen, si dhe ndikimin e kësaj në shpëtimin e shoqërisë, me shembullin e një populli që hipën në një anije dhe hodhën short se kush do të qëndrojë sipër anijes dhe kush do të qëndrojë poshtë saj. Disave u ra pjesa e sipërme e disave pjesa e poshtme, kështu që ata që ishin poshtë, nëse donin të merrnin ujë, kalonin pranë atyre që ishin sipër. Ata që ishin poshtë, thanë: "Sikur ta kishim bërë një vrimë në vendin tonë poshtë, për të nxjerrë prej saj (ujë), në mënyrë që të mos i bezdisim ata sipër nesh." Nëse ata që ishin sipër do t'i lejonin ta bënin këtë, anija do të ishte fundosur me të gjithë ata, e sikur t'i kishin ndaluar dhe penguar, të dyja grupet do të kishin shpëtuar.