Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se një nga llojet më të mëdha dhe më të dobishme të xhihadit në rrugë të Allahut të Lartësuar është fjala e drejtë dhe e hakut përpara një sunduesi ose prijësi të padrejtë. Këtë shpërblim e ka sepse i tilli e jetësoi institucionin e urdhërimit të së mirës dhe ndalimit të së keqes, qoftë me fjalë, shkrim e veprim, qoftë me ndonjë gjë tjetër, për të arritur kështu dobi dhe për ta parandaluar të keqen.