Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se kush mallkon shpesh dhe padrejtësisht të tjerët, meriton dy ndëshkime: E para: Ai nuk do të jetë dëshmitar në Ditën e Gjykimit për popujt të cilëve u janë dërguar shpalljet hyjnore, përmes të dërguarve të tyre; dëshmia e tij nuk pranohet as në këtë botë për shkak të mëkatit dhe mosbindjes së tij të qëllimshme; dhe nuk do t’i jepet grada e shehidit - vdekja në rrugë të Allahut. E dyta: Ai nuk do të mund të bëjë ndërmjetësim (shefat) në Ditën e Gjykimit kur besimtarët do të ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre që kanë merituar Zjarrin.