Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ka ndaluar që burri të shikojë pjesët intime të një burri tjetër, ose gruaja të shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Pjesët intime janë ato pjesë të trupit që njeriu turpërohet kur ato zbulohen. Pjesët intime të burrit janë pjesët midis kërthizës dhe gjunjëve. Ndërsa trupi i gruas është i gjithi intim sa i takon burrave të huaj. E sa i takon grave dhe njerëzve të familjes, ajo mund të zbulojë përpara tyre ato pjesë që i zbulon zakonisht kur bën punët e shtëpisë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ndaloi gjithashtu që burri të rrijë në intimitet me një burrë tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dy lakuriq. Apo që gruaja të rrijë në intimitet me një grua tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dyja lakuriq. Ngase kjo mund të shpjerë në prekjen e pjesëve intime të tjetrit, gjë e cila është e ndaluar, siç është i ndaluar shikimi i pjesëve intime. Bile, prekja është më e rëndë se shikimi, ngase prekja shpie në pasoja më të rënda.