Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka paralajmëruar nga padrejtësia. Ndër format e padrejtësisë janë: padrejtësia ndaj njerëzve, padrejtësia ndaj vetes dhe padrejtësia kundrejt detyrimeve që njeriu ka ndaj Allahut të Madhëruar. Përkufizimi i padrejtësisë është: të mos i japësh tjetrit të drejtën që i takon. Padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e Gjykimit ndaj atyre që kanë bërë padrejtësi, duke krijuar vështirësi dhe frikë për ta. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ndaloi gjithashtu nga koprracia, e cila do të thotë të jesh shumë dorështrënguar dhe lakmitar i madh. Pjesë e koprracisë është dhe shkujdesja ndaj detyrimeve monetare dhe lakmia e madhe për të mirat materiale. Pikërisht kjo formë e padrejtësisë i shkatërroi popujt që jetuan para nesh, duke i shtyrë ata të vrisnin njëri-tjetrin dhe të përligjnin gjërat që Allahu i pati ndaluar.