explain-icon

Shpjegimi

Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ua ndaloi atyre çdo gjë që sjell vështirësi pa pasur nevojë për të, qoftë me fjalë, qoftë me vepra.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Prej teprimit të ndaluar është: bërja e pyetjeve të tepërta ose ta mbingarkojë (njeriu veten) për atë që ai nuk e di, ose të qenët i rreptë për një çështje për të cilën Allahu e ka lënë të hapur.
  • Muslimani duhet të mësohet të jetë tolerant dhe të mos mbingarkohet në fjalë a në vepra: në ushqimin, pijen, fjalët dhe të gjitha rrethanat e tjera të tij.
  • Islami është fe e lehtë.