Profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: Këta dy persona në këto dy varre po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh, sipas tyre, edhe pse tek Allahu është i madh. Sa i përket njërit prej tyre, ai nuk kujdesej për ruajtjen e trupit dhe rrobave nga urina kur e kryente këtë proces. Ndërkaq, tjetri bartte fjalë midis njerëzve, ku i transmetonte ato te të tjerët, me qëllim që të shkaktonte dëm, mosmarrëveshje dhe përçarje midis tyre.