Profeti ﷺ njoftoi se kur një rob vdes, atij i tregohet banesa e tij dhe vendi i tij i caktuar në Xhenet ose në Zjarr, në fillim dhe në fund të çdo dite. Vendi i tij në Xhenet, nëse është prej banorëve të Xhenetit, dhe vendi i tij në Zjarr, nëse është prej banorëve të Zjarrit. Atij do t’i thuhet: "Ky është vendi yt, në të cilin do të ringjallesh në Ditën e Kiametit.'' Kjo është një mjet ngushëllimi dhe kënaqësie për besimtarin dhe një ndëshkim për jobesimtarin.