Profeti ﷺ në këtë hadith u betua se zbritja e Isait, të birit të Merjemes (alejhi selam) është e afërt, i cili do të gjykojë mes njerëzve me drejtësi, sipas sheriatit muhamedan, do ta thyejë kryqin, të cilin e madhërojnë të krishterët dhe Isai (alejhi selam) do ta mbysë derrin. Gjithashtu Isai (alejhi selam) do ta shfuqizojë xhizjen dhe do të kërkojë nga të gjithë njerëzit që të futen në Islam. Pasuria në atë kohë do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do ta pranojë. Kjo, për shkak të bollëkut të saj dhe se çdo njeriu do t'i mjaftojë ajo që ka në duart e tij: begatitë do të zbresin dhe të mirat do të jenë të vazhdueshme.