Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se së bashku me një grup nga fisi i tij shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe qëllimi i tyre ishte që Profeti ﷺ t'u japë deve që të hipnin në to, për të qenë në gjendje të merrnin pjesë në xhihad. Profeti ﷺ u betua se nuk do t'ua jepte, se nuk kishte çfarë t'u jepte. Kështu, ata u kthyen dhe qëndruan pak, pastaj tri deve i sollën te Profeti ﷺ dhe ai ua dërgoi. Ata thënë: "Allahu nuk do të çojë bekim në këto deve, sepse Profeti ﷺ u betua se nuk do të na i japë." Prandaj, vajtën tek ai dhe e pyetën: Atëherë Profeti ﷺ u tha: "Ai që ua dha është Allahu i Lartësuar, sepse Ai është që ka dhënë sukses dhe furnizim, por unë jam shkak që kjo të ndodhë përmes duarve të mia. Pastaj Profeti ﷺ u tha: "Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për të bërë diçka ose për të mos e bërë, dhe shoh se diçka tjetër përveç atij betimi është më e mirë dhe më me vlerë se ajo, e veproj atë që është më e mira dhe e braktis atë për të cilën jam betuar dhe shlyej betimin tim.