explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që harron të falë ndonjë namaz farz derisa të kalojë koha e tij, duhet të shpejtojë për ta kryer sapo t'i kujtohet. Nuk ka fshirje dhe mbulim të mëkatit të lënies së tij, përveç nëse muslimani e fal atë kur e kujton. Allahu në Librin e Tij fisnik thotë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua”, (Taha, 14) që do të thotë: Fale namazin e harruar kur të kujtohet.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarimi i rëndësisë së namazit dhe të mosqenët i shkujdesur në kryerjen dhe kompensimin e tij.
  • Nuk lejohet vonimi i namazit me qëllim përtej kohës së caktuar, pa arsye.
  • Është obligim kompensimi i namazit për atë që e ka harruar atëherë kur t'i kujtohet dhe për atë që ka qenë fjetur, kur të zgjohet.
  • Namazet duhet të kompensohen menjëherë, edhe në kohë të ndaluara.