Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari ﷺ e dërgoi atë në Jemen, dhe e pyeti për disa pije që prodhoheshin atje, nëse ishin haram apo jo. Atëherë Pejgamberi ﷺ kërkoi sqarime rreth tyre. Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se bëhej fjalë për dy pije. Njëra quhej “Bit'ë", pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse tjetra quhej "Mizër", pije e (prodhuar) nga elbi." I Dërguari ﷺ, të cilit i ishte dhënë aftësia e të shprehurit me fjalë gjithëpërfshirëse, tha: "Çdo pije dehëse është haram."