Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo gjë që shkakton humbjen e arsyes konsiderohet alkool dhe lëndë dehëse, pavarësisht nëse është pije, ushqim, apo substancë që thithet apo diçka tjetër. Çdo gjë që e deh njeriun dhe e bën të humbë mendjen, Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë haram dhe e ka ndaluar, qoftë pak apo shumë. Andaj, ai që pi diçka nga lëndët dehëse dhe vazhdon t'i pijë pa u penduar dhe vdes në këtë gjendje, e meriton dënimin e Allahut duke e privuar nga pirja e tyre në Xhenet.