explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se çdo pije ose ushqim, që shkakton humbjen e kontrollit të aftësive mendore, kur konsumohet në sasi të mëdha, atëherë konsumimi i një sasie të vogël prej tij është i ndaluar, edhe nëse ajo nuk e turbullon mendjen.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Feja i mbron mendjet e njerëzve.
  • Vlefshmëria e rregullës fikhore: "Mbyllja e rrugëve që çojnë në të keqe (ar. sedd edhdherai)", duke penguar të gjitha mjetet që të çojnë drejt saj.
  • Ndalimi i sasisë së vogël të dehëseve, sepse ajo është mjet që çon në dehje.
  • Nëse një gjë nuk deh, as në sasi të vogël e as në sasi të madhe, atëherë, nuk është e ndaluar.