explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon për dy cilësi te njerëzit që janë nga veprat e jobesimtarëve dhe morali i injorancës (xhahilijetit), e ato janë: E para: Fyerja e prejardhjes së njerëzve, nënvlerësimi dhe mendjemadhësia ndaj tyre. E dyta: Ngritja e zërit gjatë fatkeqësisë si shenjë pakënaqësie ndaj kaderit (përcaktimit të Allahut) ose shqyerja e rrobave nga dëshpërimi i madh.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për thjeshtësi dhe modesti ndaj njerëzve.
  • Është obligim të durojmë gjatë fatkeqësisë dhe të mos shfaqim pakënaqësi.
  • Këto vepra janë nga kufri i vogël, kështu që, ai që kryen një prej degëve të kufrit (të vogël) nuk bëhet jobesimtar me atë lloj kufri që e nxjerr nga feja, derisa ta kryejë kufrin e madh (që e nxjerrë prej fesë).
  • Islami e ndalon çdo gjë që çon në përçarje mes muslimanëve, siç është fyerja e prejardhjes dhe të ngjashme me të.