Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar se kush i thotë një personi tjetër: "Ti je mëkatar (ar. fasik)." Ose: "Ti je jobesimtar." Nëse ky person nuk është ashtu siç tha ai, atëherë ky përshkrim i kthehet atij që e tha. Mirëpo, nëse ai person është ashtu siç u tha, atëherë nuk ka gjynah mbi atë që e tha, sepse ka folur të vërtetën.