Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi dhe paralajmëroi për disa veprime të njerëzve të injorancës (xhahilijetit) duke thënë: ''Nuk është yni: E para: Ai që godet faqet. Faqja është përmendur posaçërisht në hadith, sepse zakonisht goditet në raste të tilla, megjithatë, goditja e pjesëve të tjera të fytyrës gjithashtu hyn në ndalimin (e përmendur). E dyta: Shqyerja e rrobës, ku bëhet hapja e saj dhe futet koka në të, për shkak të hidhërimit të madh. E treta: Vajtimi siç vajtohej gjatë injorancës, si të kërkuarit e mjerimit, vajtimit, britmat dhe ankesa të tjera të ngjashme.