Profeti ﷺ është pyetur për trajtimin e atij të cilit i kanë bërë magji në mënyrën që përdorej në epokën paraislame, bie fjala, zgjidhjen e magjisë me magji, se cili është gjykimi për këtë dhe Profeti ﷺ u përgjigj se ajo është punë e shejtanit ose nëpërmjet tij, sepse kjo zgjidhje - prishje (e magjisë) bëhet me lloje magjike dhe përdorime shejtanore, gjë që janë veprime idhujtareske dhe të ndaluara. Sa i përket zgjidhjes - prishjes së lejuar (të magjisë), ajo është duke e deshifruar magjinë me anë të rukjes (leximit të Kuranit e lutjeve fetare) ose kërkimi i saj dhe deshifrimi i saj me dorë duke ia bashkëngjitur leximin e Kuranit ose përdorimin e ilaçeve të lejuara.