Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se ai ishte me të Dërguarin e Allahut (paqja qofët mbi të!) në haxhin e lamtumirës, ditën e kurbanit në mëngjesin e hedhjes së gurëve te Xhemereja e Akabesë. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) e urdhëroi të mblidhte për të gurët e Xhemeres dhe ai mori për të shtatë gurë të vegjël, ku secili prej tyre ishte sa një qiqër apo sa një lajthi. Profeti (paqja qoftë mbi të!) i vuri në dorën e tij dhe pasi i shkundi tha: "Gjuani me gurë të kësaj madhësie!" Mandej Profeti (paqja qoftë mbi të!) paralajmëroi ruajtjen nga ekstremizmi, rreptësia dhe tejkalimi i caqeve në çështjet e fesë, ngase popujt e mëparshëm u shkatërruan pikërisht për shkak të tejkalimit të caqeve dhe ekstremizmit në fe.