Profeti (paqja qoftë mbi të!) ishte duke ndenjur me disa shokë të tij dhe me këtë rast ai kërkoi tri herë nga ata që t'i jepnin besën dhe t'i premtonin se do t'i përmbaheshin gjërave të mëposhtme: E para: adhurimi i Allahut të Vetmit, duke i përmbushur urdhëresat e Tij, duke qëndruar larg ndalesave të Tij dhe duke mos i bërë Atij ortak. E dyta: falja e pesë namazeve të detyrueshme gjatë ditës dhe natës. E treta: dëgjimi dhe bindja në mënyrë të arsyeshme ndaj udhëheqësve të muslimanëve. E katërta: parashtrimi i të gjitha nevojave Allahut të Madhëruar, duke mos i kërkuar asgjë njerëzve. Këtë Profeti (paqja qoftë mbi të!) e tha me zë të ulët. Faktikisht sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) iu përmbajtën besës së dhënë, saqë transmetuesi i hadithit ka thënë që i ka parë disa prej tyre t'u binte kamxhiku në tokë dhe nuk kërkonin prej askujt që t'ua jepte, por zbrisnin (nga deveja) në tokë dhe e merrnin vetë.