Në këtë hadith Profeti ﷺ tregoi për disa cilësi të banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit. Shumica e banorëve të Xhenetit janë: “Çdo i dobët e modest”, domethënë ai që është i thjeshtë dhe i përulur ndaj Allahut të Lartësuar, që e ul veten para Tij, aq shumë, saqë disa njerëz mund ta shtypin dhe ta përçmojnë. Nëse ky person, që është i përulur ndaj Allahut, betohet në Allahun, Allahu do ta përmbushë betimin e tij, do ta bëjë të realizojë atë që kërkon dhe do t’i përgjigjet lutjes së tij. Shumica e banorëve të Zjarrit janë: Çdo "utul", domethënë i vrazhdë, arrogant, i egër në debat ose person i pamoralshëm që nuk bën asnjë të mirë; "xhevadh", domethënë njeri arrogant dhe i pangopur, që ka një trup të madh dhe ecën me një qëndrim mburravec, duke pasur sjellje të këqija; dhe "mustekbir", ai që refuzon të vërtetën dhe i shikon të tjerët me përçmim.