Në këtë hadith Profeti ﷺ tregoi se Allahu ia dhuroi pesë tipare që nuk ia dha asnjë pejgamberi para tij: Së pari: jam ndihmuar me lemerinë, e cila hidhet në zemrat e armiqve të mi, edhe nëse mes meje dhe tyre ka një distancë rrugëtimi prej një muaji. Së dyti: toka na është bërë vendfalje dhe ne mund të falemi kudo që të jemi, si dhe na është bërë mjet pastrimi me dhé, kur nuk mund të gjejmë ujë. Së treti: na janë lejuar plaçkat e luftës, rrjedhimisht ato që i marrin muslimanët në luftën e tyre kundër jobesimtarëve. Së katërti: më është dhënë ndërmjetësimi (shefati) i madh për t’i rehatuar njerëzit nga tmerri i qëndrimit në Ditën e Kiametit. Së pesti: jam dërguar te të gjithë krijesat, përfshirë njerëzit e xhinët, ndryshe nga profetët para meje, të cilët ishin dërguar vetëm te popujt e tyre.