Profeti ﷺ i inkurajonte sahabët që të veprojnë dhe t'i frikësohen Allahut aq sa munden, pa teprim dhe cungim, dhe që me veprat e tyre të synonojnë saktësinë, duke qenë të sinqertë me Allahun dhe ta ndjekin sunetin, në mënyrë që veprat e tyre të pranohen dhe të bëhen shkak për zbritjen e mëshirës mbi ta. Pastaj tregoi se askënd nuk do ta shpëtojnë vetëm veprat e tij, por medoemos kjo ndodh përmes mëshirës së Allahut. Ata thanë: "Edhe ti, o i Dërguari i Allahut, a nuk do të shpëtohesh me veprat e tua, pavarësisht madhështisë së pozitës sate?" Ai tha: "Edhe unë, përveç nëse Allahu më mbulon me mirësinë e mëshirës së Tij."