explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka ndaluar uljen mbi varre. Gjithashtu e ndaloi faljen në drejtim të varreve, pra, që varri të jetë në drejtim të kibles së namazliut, sepse kjo është mjet drejt shirkut (idhujtarisë).

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e ndaluar falja e namazit në varre, mes tyre ose në drejtim të tyre, me përjashtim të namazit të xhenazes, siç është vërtetuar një gjë e tillë në sunet (udhëzimin profetik).
  • Ndalimi i faljes së namazit te varrret është për t'i mbyllur shtigjet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).
  • Islami e ndaloi teprimin në raport me varret dhe nënçmimin e tyre, kështu që nuk ka teprim e as cungim.
  • Pacenushmëria e muslimanit të vdekur mbetet edhe pasi të ndërrojë jetë. Këtë e mbështet hadithi i Profetit ﷺ: "Thyerja e eshtrave të të vdekurit është sikur t'i thyhen duke qenë gjallë."