Një burrë, i cili ishte rob, vajti te prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai kishte lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet, por nuk kishte pasur mundësi ta siguronte shumën e nevojshme për ta përmbushur atë. Ai tha: "Nuk kam mundur ta shlyej atë që kam detyrim, prandaj më ndihmo ta përmbush atë, qoftë me pasuri ose me mësim e udhëzim." Prijësi i besimtarëve i tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe borxh sa një mal që quhet Sir, i cili i përkiste fisit Taj, Allahu do ta shlyente atë për ty dhe do të të çlironte nga poshtërimi i tij." Ai tha: Thuaj: "Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të më largosh nga ajo që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë e bujarinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër përveç Teje.)"