Profeti ﷺ kërkoi nga Allahu ta mbrojë nga katër çështje: E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua", qofshin ato fetare apo të kësaj bote, si dhe të qëndroj i palëkundur në Islam dhe të shmang mëkatet që i largojnë begatitë. E dyta: "...nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë" duke u kthyer në fatkeqësi; prandaj kërkoj prej Teje vazhdimësinë e mirëqenies dhe mbrojtjen nga dhembjet dhe sëmundjet. E treta: "...nga zemërimi Yt i befasishëm", qoftë fatkeqësi apo bela. Kur ndëshkimi dhe dënimi vjen papritur dhe befasishëm, nuk mbetet kohë për pendim dhe përmirësim, dhe goditja bëhet më e rëndë dhe më e vështirë. E katërta: "...dhe nga gjithë hidhërimi Yt" dhe të gjitha shkaqet që e sjellin hidhërimin; sepse ai me të cilin Ti hidhërohesh, ka dështuar dhe ka humbur. I Dërguari ﷺ e përmendi lutjen në formën shumës, në mënyrë që të përfshijë të gjitha shkaqet e hidhërimit të Allahut të Lartësuar, qoftë nga fjalët, veprat apo bindjet.