Abas ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: Thashë: “O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun e Lartadhëruar!” Ai tha: “Kërkoji Allahut mirëqenie!” Pas disa ditësh shkova tek ai dhe i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun." Ai më tha: “O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, lute Allahun të të japë mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër!" Sahih li gajrihi - Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi
explain-icon

Shpjegimi

Xhaxhai i Profetit ﷺ, Abasi ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ t’i mësonte një dua që të mund t’i drejtohej Allahut me të, kështu që Profeti ﷺ i mësoi atij të kërkonte nga Allahu mirëqenie dhe shpëtim nga sprovat dhe të metat, qoftë në fe, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër. Pas disa ditësh, Abasi u kthye përsëri te Profeti ﷺ dhe i kërkoi që t’i mësonte një dua tjetër për t’iu lutur Allahut. Atëherë Profeti ﷺ, me dashamirësi i tha: "O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, kërko nga Allahu mirëqenie, që të të largojë çdo të keqe dhe të të sjellë çdo të mirë e dobi, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër!

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Përsëritja e së njëjtës përgjigje nga Profeti ﷺ ndaj Abasit kur ai e pyeti për herë të dytë tregon se mirëqenia është gjëja më e mirë që robi duhet t’i kërkojë Zotit të tij.
  • Sqarimi i vlerës së mirëqenies dhe faktit se ajo përmban të gjitha të mirat, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.
  • Përkushtimi i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për të shtuar dijen dhe të mirat.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë