explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ i pëlqente lutjet gjithëpërfshirëse, që përfshijnë të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, me pak fjalë, por me kuptime të thella, që përmbajnë lavdërimin e Allahut të Lartësuar dhe qëllime fisnike, dhe linte mënjanë çdo gjë tjetër.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Pëlqehet të bëhet lutje me fjalë të thjeshta që përfshijnë kuptime të mirësisë, dhe është e papëlqyeshme të përdoret teprimi, stolisja e fjalëve dhe zgjatja e panevojshme në kërkesa, pasi kjo bie ndesh me udhëzimin e Profetit ﷺ.
  • Profeti ﷺ ishte përgëzuar me dhuntinë për të folur me fjalë të shkurtra, por me kuptim gjithëpërfshirës.
  • Duhet t’i përmbahemi atyre që janë transmetuar se Profeti ﷺ ka bërë lutje me to, edhe nëse janë të gjata dhe kanë shumë fjalë, sepse të gjitha hyjnë te lutjet gjithëpërfshirëse.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë