Profeti ﷺ në këtë hadith ka inkurajuar ngritjen e duarve gjatë lutjes dhe ka treguar se Allahu i Lartësuar është i Turpshëm, pra zotëron një turp të madh dhe nuk e pengon dhënien. Ai vepron për robin e Tij atë që e gëzon dhe e largon prej tij atë që i sjell dëm. Është Bujar, Ai jep pa iu kërkuar, e çfarë të thuhet pastaj kur i kërkohet?! Ai turpërohet nga robi i Tij besimtar ta kthejë duart e ngritura në lutje pa përgjigje dhe të zhgënjyer.