Profeti ﷺ ka njoftuar se kur një musliman i lutet Allahut dhe kërkon diçka që nuk është mëkat, si fjala vjen kërkesa për të lehtësuar ndonjë mëkat apo padrejtësi, dhe as nuk kërkon këputje të lidhjeve farefisnore, si fjala vjen të lutet kundër fëmijëve apo të afërmve të tij, atëherë Allahu, përmes asaj lutjeje, do t’i japë njërën nga tri gjërat: ose do t’ia përmbushë menjëherë dhe do t’ia japë atë që ka kërkuar, ose Allahu i Lartësuar do ta vonojë atë si shpërblim për Ditën e Gjykimit, duke e ngritur në shkallë, apo duke e përfshirë në mëshirë dhe falje të mëkateve, ose do ta mbrojë nga ndonjë e keqe në jetën e kësaj bote, në përpjesëtim me lutjen e bërë. Atëherë sahabët i thanë Profetit ﷺ: "Atëherë duhet të lutemi edhe më shumë, për të fituar njërën nga këto mirësi!" Profeti ﷺ u përgjigj: Ajo që gjendet tek Allahu është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se çdo gjë që mund të kërkoni, sepse begatia e Tij është e pafund dhe nuk ka mbarim.