Një burrë e pyeti Profetin ﷺ që t'ia mësojë një vepër, të cilën nëse e bën, do ta dojë Allahu dhe do ta duan edhe njerëzit. Profeti ﷺ i tha se Allahu do të të dojë nëse i lë gjërat e tepërta të dynjasë; ato që nuk të sjellin dobi në ahiret dhe ato që mund ta dëmtojnë fenë tënde. Kurse njerëzit do të të duan nëse nuk lakmon atë që gjendet në duart e tyre nga të mirat e dynjasë, sepse ata e duan atë në mënyrë të natyrshme; dhe kush i rivalizon në të, e urrejnë, e kush ua lë atyre, e duan.