explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se lutja është vetë adhurimi, prandaj duhet të jetë e gjitha e sinqertë ndaj Allahut, qoftë kjo (1) lutje kërkesë, pra, ta lusë Allahun e Lartësuar për gjërat që do t'i bëjnë dobi dhe ta lusë që t'ia largojë atë që e dëmton në këtë botë dhe në botën tjetër; qoftë (2) lutje adhurimi, e cila nënkupton gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur, qoftë fjalë, qoftë vepër, e jashtme apo e brendshme. Adhurimet janë të zemrës, të trupit dhe që kanë të bëjnë me pasurinë. Më pas Profeti ﷺ për këtë çështje u argumentua me këtë ajet kuranor, ku Allahu thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Lutja është themeli i adhurimit dhe si e tillë nuk lejohet t'i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut.
  • Lutja ngërthen në vete realitetin e robërimit (ndaj Allahut), pohimin se Allahu i Lartësuar është i panevojë (për ndokënd) e është i Fuqishëm dhe se robi është nevojtar për Të.
  • Kërcënimi i ashpër (i përmendur në ajet) është dënimi për faktin se u treguan mendjemëdhenj ndaj adhurimit të Allahut dhe e lanë anash lutjen drejtuar Atij. Ata që janë mendjemëdhenj e nuk e lusin Allahun, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar dhe të përçmuar.