Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se njerëzit janë të ngarkuar me obligme fetare, përpos tre prej tyre: 1. Fëmija i vogël, derisa të rritet dhe ta arrijë moshën e pubertetit. 2. I çmenduri, të cilit i ka ikur mendja, derisa t'i kthehet ajo. 3. Ai që është në gjumë, derisa të zgjohet. Përgjegjësia për të kryer obligime fetare është hequr prej tyre dhe mëkatet që i bëjnë nuk u shkruhen, por veprat e mira u shkruhen fëmijëve të vegjël, ndryshe nga të çmendurit dhe ata që janë në gjumë, sepse këta të fundit janë në kategorinë e atyre që nuk janë të aftë për të kryer adhurime të vlefshme për shkak të mungesës së vetëdijes.