Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se të gjithë muslimanët kanë nga një përgjegjësi në shoqëri dhe ata duhet të kujdesen dhe ta mbartin atë. Prijësi dhe udhëheqësi janë barinj të atyre që Allahu i ka vendosur në përgjegjësinë e tyre. Andaj ata duhet të ruajnë të drejtat e tyre, t'i mbrojnë nga agresorët, të përballen me armiqtë e tyre dhe të mos i neglizhojnë të drejtat e tyre. Burri është përgjegjës për shpenzimet e jetesës së familjes së tij, për sjelljen e mirë me ta dhe për arsimimin dhe edukimin e tyre. Gruaja është përgjegjëse për menaxhimin e mirë të shtëpisë së burrit të saj dhe edukimin e fëmijëve të tij. Shërbëtori dhe punëtori janë përgjegjës për ruajtjen e pasurisë së pronarit të tyre që e kanë në menaxhimin e tyre dhe për kryerjen e shërbimeve që i detyrohen atij. Kësisoj, çdo njeri është bari i detyrës që i është ngarkuar dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e saj.