Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith vlerën e vajtjes herët në namazin e xhumasë. Hershmëria fillon nga lindja e diellit deri në ardhjen e imamit. Këto janë pesë çaste dhe ndahen në pesë pjesë sipas kohës ndërmjet lindjes së diellit derisa imami të hyjë dhe të ngjitet në minber për të mbajtur hutben: I pari: ai që pastrohet me gusël të plotë, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami për ta falur namazin e xhumasë në çastet e para, koniderohet sikur të ketë dhënë sadaka një deve. I dyti: ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një lopë. I treti: ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një dash me brirë. I katërti: ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një pulë. I pesti: ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një vezë. Kur imami të hipën në minber për ta mbajtur hutben, melekët që rrinë ulur te dyert ndalen së shkruari emrat e atyre që futen në xhami dhe shkojnë për ta dëgjuar hutben.