explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kushdo që ia përgatit luftëtarit në rrugë të Allahut mjetet e udhëtimit të tij dhe çfarëdo që i nevojitet, e që nuk bën pa to, si: armët, automjetin, ushqimin, shpenzimet dhe gjëra të tjera, atëherë ai është në të njëjtin pozicion si luftëtari dhe merr shpërblimin e luftëtarëve. Ai që e merr përsipër çështjen e luftëtarit dhe e zëvendëson atë duke u kujdesur për familjen e tij në kohën kur ai lufton dhe këtë e bën në formë të mirë, atëherë ai është në të njëjtin pozicion si luftëtari.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi i muslimanëve që të ndihmojnë njëri-tjetrin në punë të mira.
  • Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith është inkurajim për t'u bërë mirë atyre që u bëjnë mirë muslimanëve ose kryejnë një nga gjërat e tyre të rëndësishme."
  • Rregulla e përgjithshme thotë: "Kushdo që ndihmon dikë në bindje ndaj Allahut, do ta ketë shpërblimin të ngjashëm me shpërblimin e tij, pa iu pakësuar aspak shpërblimi."