Ebu Absi, Abdurrahman ibn Xhebri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ndodh që dy këmbët e një robi, të cilat pluhurosen në rrugën e Allahut, t'i prekë Zjarri.”
Sahih - Transmeton Buhariu
Profeti ﷺ në këtë hadith dha sihariq se atij që i mbulohen këmbët me pluhur, duke luftuar në rrugën e Allahut, Zjarri nuk do ta prekë.
Mësime nga hadithi
Sihariqi për atë që lufton në rrugën e Allahut se do të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit.
Profeti ﷺ i përmendi këmbët në veçanti, megjithëse pluhuri mbulon të gjithë trupin, sepse shumica e atyre që luftonin në atë kohë, luftonin në këmbë, dhe kështu këmbët u mbuloheshin me pluhur në çdo rast.
Ibn Haxheri ka thënë: "Nëse këmbët ndalohen nga Zjarri vetëm për shkak se u prekën nga pluhuri, atëherë si do të jetë gjendja e atij që punoi me zell, u përpoq dhe dha më të mirën e tij?!"