Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se atij që e kërkon shehidllëkun e që të vritet në rrugën e Allahut dhe është i sinqertë dhe i çiltër në qëllimin e tij për hir të Allahut të Lartmadhëruar, Ai do t'ia japë gradat e shehidëve për shkak të qëllimit të tij të sinqertë, edhe nëse ai vdes në shtrat në një gjendje tjetër përveç xhihadit.