Profeti ﷺ e njoftoi Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se kush beson në Allahun dhe është i kënaqur me Të për Zot, Hyj, Sundues, Zotërues dhe Urdhërues të tij; e pranon Islamin si fe, duke iu nënshtruar dhe dorëzuar plotësisht të gjitha urdhrave dhe ndalesave të tij; dhe e pranon Muhamedin ﷺ si Profet në gjithçka me të cilën është dërguar dhe që ka përcjellë: atij i është bërë i sigurt Xheneti. Kjo e mahniti Ebu Seidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), prandaj tha: “Ma përsërit, o i Dërguari i Allahut.” Kësisoj Profeti ﷺ ia përsëriti. Pastaj Profeti ﷺ i tha: “Kam edhe një veçori tjetër, me të cilën Allahu e ngre robin njëqind shkallë në Xhenet; distanca mes çdo dy shkallëve është sa mes qiellit dhe Tokës.” Ebu Seidi tha: “Cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?” Ai ﷺ tha: “Xhihadi (lufta) në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut.”