Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se çdo ditë që lind dielli, zbresin dy melekë duke u lutur. Njëri prej tyre lutet duke thënë: ''O Allah, kompensoja atij që shpenzon në bindje ndaj Teje, për familjen, mysafirët dhe për veprat vullnetare, si dhe shpërbleje me më të mirën atë që ka shpenzuar dhe bekoje atë." Dhe tjetri lutet: "O Allah, jepi koprracit shkatërrim dhe shkatërroja pasurinë që ua ka ndaluar atyre që e meritojnë."