Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sadakaja nuk e pakëson pasurinë, por, përkundrazi, i largon të këqijat dhe Allahu ia zëvendëson personit të tillë me mirësi madhështore, prandaj i shtohet dhe nuk i pakësohet. Falja, duke pasur mundësi për t'u hakmarrë ose për ta ndëshkuar personin që të ka bërë dëm, vetëm e shton fuqinë dhe krenarinë tënde. Kushdo që tregohet modest dhe i thjeshtë për hir të Allahut, e jo nga frika a lajkatimi për ndokënd ose për të përfituar prej ndokujt, shpërblimi i tij do të jetë lartësim dhe nderim te të tjerët.