explain-icon

Shpjegimi

Nëna e Sad ibn Ubades (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vdiq, kështu që ai e pyeti Profetin ﷺ për llojin më të mirë të sadakasë për ta dhënë në emër të nënës së tij, e Profeti ﷺ i tha: "Sadakaja më e mirë është uji, prandaj hapi një pus dhe e la si sadaka për nënën e tij."

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarimi se uji është prej llojeve më të mira të sadakasë.
  • Profeti ﷺ e udhëzoi Sadin të japë ujë sadaka, sepse është më i dobishëm për çështjet fetare e të kësaj bote dhe për shkak të nxehtësisë së madhe, nevojës dhe mungesës së ujit.
  • Ky hadith është argument se shpërblimet e sadakave u arrijnë të vdekurve.
  • Respekti dhe bamirësia që Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi me nënën e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!).