Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se çdo besimtar do të qëndrojë para Allahut në Ditën e Gjykimit i vetëm dhe se Allahu i Lartësuar do t'i flasë pa ndërmjetës dhe nuk do të ketë mes tyre përkthyes që do ta përkthejë bisedën mes tyre. Ai do të shikojë djathtas e majtas për shkak të frikës së madhe, që të gjejë një rrugëdalje për të shpëtuar nga Zjarri që është përpara tij. Kur të shikojë nga ana e djathtë, do t'i shohë vetëm veprat e mira që ka bërë, e, kur të shikojë nga ana e majtë, do t'i shohë vetëm veprat e këqija që ka bërë. E, kur të shikojë përpara, do ta shohë vetëm Zjarrin, e nuk mund të largohet nga ai, sepse duhet patjetër të kalojë mbi Urën e Siratit. Pastaj Profeti ﷺ tha të vendosni ndërmjet jush dhe Zjarrit një mbrojtje: sadaka dhe vepra mirësie, qoftë dhe diçka e vogël, si gjysmë hurme.