explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se Allahu e urdhëroi që, kur të falet, të bëjë sexhde me shtatë pjesë të trupit, të cilat janë: E para: balli, që është pjesa e fytyrës mbi hundë dhe sy. dhe Profeti ﷺ bëri me dorë në hundën e tij, duke sqaruar se balli dhe hunda konsiderohen një gjymtyrë nga të shtatat, si dhe duke theksuar se namazliu në sexhde e prek tokën me hundë. E dyta dhe e treta: dy duart. E katërta dhe e pesta: dy gjunjët. E gjashta dhe e shtata: majat e gishtërinjve të këmbëve. Gjithashtu na urdhëroi që të mos i lidhim flokët dhe të mos i mbledhim rrobat kur bëjmë sexhde në tokë për t'i ruajtur ato, por, përkundrazi, t'i lëshojmë, derisa të bien në tokë dhe të bien në sexhde së bashku me gjymtyrët.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është obligim që sexhdeja të bëhet me shtatë gjymtyrët.
  • Është e urryer që rrobat dhe flokët të mblidhen gjatë namazit.
  • Namazliu e ka obligim të jetë i qetë gjatë namazit, t'i vendosë shtatë gjymtyrët e sexhdes në tokë dhe të qëndrojë në këtë pozitë derisa ta kryejë dhikrin që ligjësohet të thuhet.
  • Ndalimi i mbledhjes së flokëve është i veçantë për burrat, jo për gratë, sepse gratë gjatë namazit urdhërohen të mbulohen.